Ky është kategorizimi i ri i komunave në bazë të numrit të të infektuarve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për ndryshime në kategorizimin e komunave nëpër zona, shkruan Mediafokus.info.

Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, komunat ndahen në zona kësisoj:

Në zonën e kuqe, 8 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Në zonën e verdhë, 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Në zonën e gjelbër, 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

Ministri Zemaj ka thënë se pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdojë, derisa ka kërkuar rritje të kujdesit./Mediafokus.info/