Isa Mustafa: Jam i zhgënjyer me sjelljet e Vjosa Osmanit

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur të jetë i zhgënjyer me veprimet e kryekuvendares, Vjosa Osmani, e cila i ka dërguar komente Gjykatës Kushtetuese, duke e kundërshtuar konstituimin e Qeverisë Hoti, shkruan Mediafokus.info.

“Jam i zhgënjyër me sjelljet e saj. Shpreh keqardhje që në vend që ta mbrojë subjektin e vet, ajo e mbron subkjetin tjetër Vetëvendosjen”, ka thënë Mustafa në T7.

Ai e ka konsideruar mjaft të padrejtë këtë sjellje të nënkryetares së LDK’së.

“Ia ka borxh që të sillet me korrektësi ndaj partisë. Nuk është dashur që ta mbajë anën e Vetëvendosjes, meqë është kryetare të gjitha grupeve parlamentare”, ka shtuar lideri i LDK’së. /Mediafokus.info/