Partia në pushtet nuk respekton ligjet, lejon anarkinë

Izmi Zeka

Partia në pushtet nuk respekton ligjet në Kosovë. Dje ata bënë një simulim të protestës në Prishtinë.

Habit fakti se si ka lejuar policia dhe organet e shtetit në këtë kohë pandemie. Kjo është mbase e çuditshme.

Dhe më i rëndë është fakti kur sot njofton policia se nuk kanë qenë të lajmëruar, as njoftuar.

Kjo shpërfaq “anarkinë shtetërore” dhe marrjen e situatës nga grupe apo shoqëri, siç po thirren civile në duar të veta.

Pushtetet shkojnë e vijnë, por shteti duhet të mbrojë vlerat demokratike të ndërtuara me mund gjatë këtyre 20 viteve.

Askush nuk guxon të merr ligjet në dorë dhe anarkia ta bëjë jetën e saj.

…………………………………………………………………………………………..

(Autori është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së)