Kosovari Gjon Muharremi do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion
Shqiptari Gjon Muharremi do ta përfaqësojë hiç më pak se Zvicrën në festivalin e muzikës europiane, Eurovizion 2020, ka njoftuar faqja zyrtare e festivalit, i cili sivjet do të mbahet në Holandë, transmeton Mediafokus.info.
Muharremi, që emrin skenik e ka Gjon’s Tears, do të paraqitet me këngën “Repondez-moi” (Përgjigjmu mua).
Gjon është i lindur në Zvicër. Babi është nga Kosova, ndërkaq nëna nga Shqipëria./MediaFokus/
Ja kënga që interpretohet nga Gjon Muharremi:

