Ky është kremi bio që nutricistja Ibrahimi jua rekomandon për lëkurë të shëndetshme e rinore
Një lëkurë e butë dhe e bukur e bënë secilin prej nesh të ndihet mirë me vetveten, sidomos vajzat dhe gratë, të cilat bukurisë i kushtojnë më shumë rëndësi.
Për të qenë të kënaqur me vetveten, lëkurën duhet mirëmbajtur me produkte natyrale, të cilat janë më të mira për shëndetin tonë.
Gratë më të bukura në botë përdorin kozmetikë natyrale, thotë nutricistja Ajshe Ibrahimi, e cila ka prodhuar kremin për fytyrë Anna skin, që është qind për qind natyral.
Anna skin është një krem i përgatitur me shumë përkushtim e dashuri, kryesisht nga lule makthi (Helichrysum), thotë ajo.
“Kjo bimë mrekullibërëse është pjesë e mjekësisë tradicionale, me vlera të mëdha kuruese. Vepron si anti inflamator, anti fungal dhe anti bakterial. Rigjeneron lëkurën, parandalon rrudhat dhe redukton njollat”, thotë Ibrahimi.
Disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht në cilësinë e lëkurës, janë stresi, mungesa e gjumit, të ushqyerit e dobët, ndotja, dëmtimi nga rrezet ultravjollcë dhe të tjera, prandaj lëkura ka nevojë për t`u ushqyer me kremra natyrale.
Kremi natyral Anna skin e bën lëkurën të duket më rinore. Jo rastësisht, kohëve të fundit janë rritur kërkesat për kremrat bio, të cilët e pengojnë plakjen e lëkurës dhe ju bëjnë para së gjithash të dukeni më të reja e më të rinj dhe mbi të gjitha të ndjeheni mirë në lëkurën tuaj./Mediafokus.info/

