Ky është lokali që do të qëndrojë i mbyllur për shkak të Coronavirusit

Pas konfirmimit të autoriteteve kosovare për dy raste të infektuara nga Coronavorrusit në Kosovë, kanë nisur të reflektojnë bizneset private dhe ky është lokali që do të qëndrojë i mbyllur.

Para pak minutash, pronari i caffe bar Maroa, në Gjilan, Amir Pajaziti, e ka konfirmuar mbylljen e lokalit si preventivë, në këtë situatë të jashtëzakonshme, raporton Mediafokus.info.

Ja njoftimi i Pajazitit në profilin e tij në Facebook:

Të nderuar klientë MAROA do te qëndrojë e mbyllur për shkak të COVID-19

Data e hapjes do t’ju komunikohet në një njoftim te dytë

P.S

Shëndeti ynë dhe i njerëzve që na rrethojnë mbi gjithçka

#unëqëndrojnështëpi

#bëhunitëpërgjegjshëm

/Mediafokus.info/