Ky është majori i UÇK’së që i mori automatikun, bombën dhe radiolidhjen serbit të vrarë
Për luftën e lavdishme të Ushtrirë Çlirimtare të Kosovës ka rrëfime tejet interesante, raporton Mediafokus.info.
Në Betejën e Loxhës, pas një lufte të ashpër, ushtarët e UÇK’së u shkaktuan forcave serbe dëme të mëdha në njerëz dhe teknikë lufte.
Në rrëfimin e tij, major Nazif Ramabaja tregon se ai i mori automatikun, radiolidhjen dhe bombën serbit të vrarë.
“Inspektori i cili është vrarë në Betejën e Loxhës është Sergjan Perovic. Unë personalisht ia kam marrë këtë radiolidhje, pushkën automatike të prodhimit zastava dhe bombën mbrojtëse M52”, thotë Ramabaja në një dokumentar televiziv, transmeton Mediafokus.info.
Në këtë Betejë, randë dëshmorë Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Qamil Morina dhe Enver Alaj./Mediafokus.info/
Për më shumë, shikojeni deklaratën e Major Nazif Ramabaja nga minuta e 39-të: