“Ky është një vendim i imi”, Meriton Mjekiqi flet për herë të fundit për sherrin me Noizy-n

Meriton Mjekiqi dhe Noizy kanë qenë nga emrat më të përfolur në rrjete sociale kohët e fundit, pasi mes tyre ka pasur shumë përplasje virtuale.

Por, mesa duket moderatori Meriton Mjekiqi ka vendosur që të mos flasë më për të dhe ta konsiderojë tashmë një kapitull të mbyllur.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, emision i cili transmetohet në ABC News dhe T7 ai është pyetur në lidhje me Noizyn, por ka refuzuar të japë një mendim për të.

“Të ndërrojmë pyetje sepse çdo përgjigje e imja ndaj emrin që përmende mund të bastardohet. Kam vendosur, e them ekskluzive, që nga ky moment me lut çdo gazetar dhe çdo media që të mos përfshihet emri im dhe i tij. Ky është një vendim i imi. Koha televizive është shumë e rëndësishme për t’i dhënë audiencë”, është shprehur Meriton Mjekiqi.

Moderatori i njohur është pyetur edhe në lidhje me djalin e tij, i cili tha se këtë temë nuk do dëshironte ta komentonte shumë publikisht.

“Është një pikë që mundohem të ik. Marrëdhënia me djalin tim, e rëndësishme është që rritet shëndetshëm dhe marrëdhëniet e mia janë gjithmonë të hapura dhe të mira”, është shprehur ai.