Ky është njeriu që është i gatshëm ta pranojë kandidaturën për kryeministër nga LDK

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, njëherit kryetar i degës së LDK-së në Prizren, është i gatshëm të kandidojë për kryeministër të vendit, nëse partia e tij e propozon.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Quni tha se është gjithmonë i gatshëm për përgjegjësi të reja.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për sfida të reja dhe asnjëherë nuk iki nga përgjegjësitë”, tha Quni të dielen për Gazetën Express

Quni në qeverinë e Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.