Kurti: Synojmë t’i fitojmë dy të tretat e votave

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka folur për zgjedhjet e ardhshme, raporton Mediafokus.info.

Kurti ka thënë se synojnë që të fitojnë dy të tretat e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Synojmë që në zgjedhjet e ardhshme t’i fitojmë dy të tretat e votave”, tha Kurti, derisa e ka goditur fort ish partnerin qeverisës LDK’ në.

“Populli shqiptar i dënon hileqarët. Populli shqiptar i do ata që e thonë të vërtetën. Me intriga e prapaskena nuk ka më përparim në politikë. Nuk i ha më populli mashtrimet…”, tha ai./Mediafokus.info/