Ky është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale
Ky është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale. SHSKUK ka publikuar raportin ditor të rasteve të spitalizuara dhe atyre me COVID-19, raporton mediafokus.info.
Në bazë të këtij raporti, në klinikat e QKUK dhe shtatë spitalet rajonale në Kosovë, po trajtohen gjithsej 375 pacientë, prej të cilëve 277 të konfirmuar me COVID-19.
Nga këta pacientë, 260 po trajtohen me oksigjenoterapi, 20 me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 6 pacientë janë në respiratorë.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 92 raste të reja me COVID-19./mediafokus.info/


