LAJMI I FUNDIT: Nga rrokullisja e kamionit në Parallovë, shoferi është lënduar rëndë
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani, ka njoftuar për Mediafokus.info se shoferi është lënduar rëndë pas rrokullisjes së kamionit me ngrakesë me dru në fshatin Parallovë të Novobërdës.
https://mediafokus.infone-parallove-rrokulliset-kamioni-me-dru-dyshohet-se-nje-person-eshte-lenduar/
“Ju njoftojme se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar informate per nje rast aksident tarfiku me lendime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit në vend të ngjarjes”
“Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve (i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani të panjohura).
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i kamionit i cili sipas mjekëve ka lëndime të rënda trupore”, ka thënë Hashani.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës, trafiku rajonal në Gjilan.