Në Parallovë rrokulliset kamioni me dru, dyshohet se një person është lënduar

Në magjistralen Gjian-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Parallovë, ka ndodhur një vet-aksident, ku një kamion me ngarkesë me dru është rrokullisur, raporton Mediafokus.info.

Mediafokus.info ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ndërkaq një person dyshohet se është lënduar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes.

Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar për rrjedhën e kësaj ngjarje.