Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Gjilan
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Gjilan – Kamenicë afër Ranillugut, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.
Personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që ka humbur jetën është M.B., rreth 70-vjeçar.
Sipas burimeve, M.B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në qendrën spitalore në Gjilan.
Po ashtu Sinjali ka mësuar edhe identitetin e personit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, i cili më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Bëhet fjalë për Y. D., i cili jeton jashtë Kosovës dhe veturën me të cilën shkaktoi aksidentin e ka marrë me qira në një ‘Rent a car’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.