Ky është pjesëmarrësi i tri luftërave, që tani po kërcënon me luftën e katërt, pse?

Mejdi Asllani, pjesëmarrës i tri luftërave për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, ndonëse tani në moshë, ka kërcënuar sot përmes profilit të tij në facebook me luftën e katërt, nëse kushdo qoftë prej politikanëve kosovarë provon të bëjë marrëveshje me Serbinë për ndarje të vendit.

Ky është postimi origjinal i Mejdi Asllanit:

Të gjithë më njohin edhe e dinë që kam qenë luftëtar aktiv i të tri luftërave të fundit dhe më shumë dëshirë, unë, familja ime dhe shokët e mi luftëtarë do ta bënim edhe luftën e katërt.

Le ta harrojnë Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe gjithë ata që po i përkrahin për ta mbrojtur pasurinë e përfituar pa ligjshëm se do të mund t`i realizojnë ato marrëveshje ogurzeza me Vuçiqin në Bruksel për ta futur Serbinë në Kosovë, qoftë në Mitrovicë, qoftë përmes Republika Srbska përbrenda Kosovës.

Nëse këta kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe viktimave, ne luftëtarët e lirisë nuk do shkelim kurrën e kurrës, po që se bëhet gjaku deri në gju.

Çdo respekt për Grenelin edhe ata senatorë që nuk e dimë se anën e kujt mbajnë, por secili duhet të jetë zot në shtëpi të vet, përfundon postimi i Mejdi Asllanit./mediafokus.info