Ky është polici që humbi jetën në aksident

Nuri Malaj është emri i policit i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti në trafik.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, shkruan panorama.com

Sipas policisë në aksident u përfshi, makina “Benz” që drejtohej nga efekviti 50-vjeçari dhe një mjet tip BMW që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.V.

Si pasojë e plagëve të marra, polici ndërroi jetë në vend, derisa shtetasi A.V., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. (foto nga arkivi)