Ky është Ramiz Qorraj, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Shushicë të Istogut
Ramiz Qorraj është 69-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Shushicë të Istogut.
Aksidenti, në të cilin u përfshinë dy vetura, rezultoi me dy viktima dhe katër persona të lënduar.
Një fëmijë i lënduar rëndë është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa një person tjetër po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Dy të lënduarit e tjerë janë liruar për trajtim ambulantor.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti tragjik.

