Ky është rasti i parë në botë: Lind fëmija me trupa anti-COVID

Një grua nga Florida e Jugut, e cila kishte marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit derisa ishte shtatzënë, lindi fëmijën e parë me antitrupa Covid-19, gjë që ndodhë për herë të parë deri më sot.

Dr. Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna, një punëtore e kujdesit shëndetësor, mori dozën e parë të vaksinës Moderna në janar, në javën e 36-të të shtatzënisë.

Gruaja lindi një vajzë të fuqishme dhe të shëndetshme, tre javë më vonë. Studiuesit analizuan gjakun nga kërthiza e fëmijës dhe antitrupat u zbuluan, në kohën e lindjes.

Gazeta bën të qartë se janë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nëse foshnjat mbrohen nga këto antitrupa.