Ky është rasti kur polici zgjodhi t`i shërbejë njerëzimit dhe jo ligjit
Shkoi ta arrestonte nënën e disa fëmijëve se kishte vjedhur 5 vezë. Policit sa nuk i bie pika kur sheh familjen e varfër dhe vendos t’u bëjë dhuratën e madhe.
Oficeri i policisë William Stacey u njoftua se kjo zonjë vodhi 5 vezë në një supermarket. Kur e pyeti pse e bëri këtë veprim, ajo u përgjigj: më duhet të ushqej fëmijët se kanë uri.
William jo vetëm që e la të lirë, por i bleu dhuratë një kamion plot me ushqime.
Kur zonja e pyeti se pse e bëri këtë veprim, ai u përgjigj: ndonjëherë duhet t’i shërbesh njerëzimit e jo ligjit!

