Sot temperatura më të ulëta, maksimalja deri në 29 gradë

Sot do të mbajë mot më i freskët, me vranësira dhe intervale me diell.

Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve, herë herë të shoqëruara me bubullima, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, derisa ato maksimale arrijnë deri në 27C e 29C.