Ky është vendimi i qeverisë për shpronësim të tokave në Bresalc, Ponesh dhe Zhegoc
Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesave për shpronësim në disa pjesë të vendit, ndërsa ka vendosur edhe për anulimin, ndryshimin e plotësimin e vendimit për shpronësimet që preken nga autostrada “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.
Qeveria po ashtu ka vendosur për anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të vendimit me të cilin ishin miratuar shpronësimet e pronave që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Aty përfshihen segmenti Banullë – Bresallc, që prek komunat Lipjan (Banullë, Sllovi, Smallushë), Novobërdë (Parallovë) dhe Gjilan (Bresalc, Ponesh dhe Zhegoc).

