Shënohet viktima e dytë brenda ditës e COVID-19, është nga Gjilani
Viktima e dytë brenda ditës e COVID-19 është Rexhep Baxhaku (1945), i cili sot e ka humbur betejën me virusin, konfirmojnë burime brenda Spitalit të Gjilanit për Mediafokus.info.
I ndjeri ka qenë i shtrirë në Klinikën Infektive të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Për një kohë të gjatë, ai punoi si taksist në Gjilan.
Ndërkohë, gjatë paraditës u konfirmua edhe vdekja e prokurorit të njohur nga Gjilani, Ismet Ukshini./Mediafokus.info/

