Ky është zotimi i madh i ministrit Zemaj për mjekët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë një premtim të madh për mjekët e ri të papunë, raporton Mediafokus.info.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ministri Zemaj ka thënë se shfaqur zotimin e asnjë mjek nuk do të mbetet i papunë.

“Nuk ka angazhim më të madh sesa angazhimi i 1500 specialistëve të ri apo i 100 mjekëve të ri. I kemi 100 specialistë të papunë. Jemi duke e pritur rregulloren e re për shërbyesit shëndetësorë. Dhe qeveria do ta ketë prioritet miratimin e saj. Konkursi i parë që do të jetë do të jetë punësimi i specialistëve të papunë. Një pjesë e tyre kanë ikur në shtetet perëndimore, por ata që kanë mbetur do t’i punësojmë. Po e potencojë që asnjë mjek nuk do të  mbetet më i papunë. Kërkesat buxhetore janë në rritje dhe kjo kërkon edhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe jemi në bisedime. Unë pres nga ju që të votoni edhe buxhetin sepse kjo lidhet me miratimin e buxhetit”, theksoi ndër të tjerash Zemaj./Mediafokus.info/