Ky gazetar i njohur sapo pësoi infarkt

Sokol Balla i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te Top Channel ka pësuar një infarkt sot dhe gjendet në spital.

Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku është dërguar me urgjencë.

Kujtojmë se Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit.

Për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve dhe më vonë emisionin ‘Top Story’.

Më pas punoi në Vizion + dhe së fundi në New 24. Po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta.