Ky ishte farmacisti i parë i Gjilanit

Mahmut Mahmuti ka qenë farmacisti i parë i Gjilanit.

Sipas kronistit Shevqet Mehmet (tani i ndjerë), ai ishte i lindur më 15 tetor 1925 në Çiflik Mahallë, rruga ‘Musa Zajmi’, nga babai Hakiu dhe nana Vezirja.

Mahmuti i përkiste një familje intelektuale. Vëllai Kenani dhe motra Kevserja ishin mësues, po ashtu edhe bashkëshortja e tij, Sebahatja.

Gjimnazin e ka kryer në Prizren, kurse fakultetin e Farmacisë në Beograd, në vitin 1953.

Deri në vitin 1964 ka punuar në baranatoren e vetme të Gilanit, pastaj shpërngulet në Prishtinë, ku emërohet drejtor i Barnatoreve të Prishtinës.

Më vonë emërohet drejtor i barnatoreve të integruara të Kosoves, post që e mbanë deri më 1991.

Ishte kryetari i parë i Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës.

Djali Denizi dhe bashkëshortja e tij, Sanela, kanë kryer po ashtu fakultetin e farmacisë në Beograd, më 1980.

Mahmut Mahmuti ka vdekur në Prishtinë, më 28.03.2003. /Mediafokus.info