Ky ishte polici i parë që ra në kryerje të detyrës para 24 vitesh
Policia e Kosovës, që prej kur u formua dhe mori detyra operacionale e deri më tani, dhjetëra zyrtarë policorë.
Të gjithë këta, nga i pari, Lazim Rexhepi e deri te i fundit, Afrim Bunjaku, kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës, në pjesë të ndryshme të vendit, shkruan Mediafokus.info
I pari polic që u vra, në vitin 2001, ishte Lazim Rexhepi nga fshati Novosellë i Kamenicës, i cili u qëllua nga persona të armatosur, gjatë reagimit të tij për të mbrojtur pasurinë e qytetarëve në fshatin Petroc të Kamenicës, ku natën kishin hyrë hajnat.
Gjatë përvjetorëve të përkujtimit nga Komanda e Policisë Rajonale në Gjilan, vepra e Lazimit, i cili dha jetën duke mbrojtur pasurinë e qytetarëve, ishte cilësuar si shembull i mbrojtjes së vlerave dhe ligjit në një shoqëri demokratike. /Mediafokus/


