“Ky krim makabër që bëri ‘vëllai im’ na la pa asnjë fjalë të gjithëve”

Pas arrestimit të Dardan Krivaqës ka reaguar vëllai i tij, Kastrijot Krivaqa, i cili pas këtij krimi nuk dëshiron ta njohë më as për vëlla.

Në një postim në profilin e tij, vëllai i të arrestuarit ka kërkuar nga institucionet e rendit që t’i japin dënimin meritor Dardan Krivaqës.

Postimi i plotë i tij:

Prindër, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajt:

Pranoni ngushëllimet me të sinqerta që burojnë thellë nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmën e Allahut ta përballojmë ketë TRAGJEDI.

Ky Krim Makaber që e bëri “vëllai im” na la pa asnjë fjalë të gjithëve. Vërtet jemi të traumatizuar dhe të prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin që bëri, Njollosi dhe Lëndoi tërë familjen tonë.

Gjatë tërë jetës na ka sjellë Probleme dhe Telashe të pa parapara, por asnjëherë nuk na ka dëgjuar dhe përfill këshillat tona.

Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familje qysh në moshë shumë të re nga se herët kam mbet pa Baba, por jam mundu që “vëllain” ta këshilloj dhe ndihmoj, por ai asnjëherë nuk ka dëgjuar askënd.