Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e Dardan Krivaqës

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për vrasjen e M.O., 18-vjeç.

Sipas komunikatës së prokurorisë, Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:05.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu, që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa ishte në kërkim tash e dy ditë.

https://mediafokus.infoarrestohet-dardan-krivaqa-i-dyshuar-per-vrasjen-e-18-vjecares-ne-ferizaj/