Skender Hyseni lihet jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas zgjedhjes së kryetarit të ri, e ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm.

Në këtë listë me 131 emra të anëtarëve të rinj të Këshillit të Përgjithshëm, mungon emri i njërit prej anëtarëve më të vjetër.

Skender Hyseni, është lënë jashtë listës së këtij organi të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Skender Hyseni ishte angazhuar si koordinator për dialog me Serbinë, në qeverinë e kaluar që udhëhiqej nga Avdullah Hoti. Ai për disa vite me radhë kishte mbajtur pozita të ndryshme brenda LDK-së dhe institucioneve vendore.

Në vazhdim e gjeni listën e plotë të 131 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së:

https://mediafokus.infoketa-jane-131-anetaret-e-rinj-te-keshillit-te-pergjithshem-re-ldk-se-emrat/