Ky kryetar i Komunës i shkarkon 4 drejtorë të LDK-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka (LVV), të premten ka shkarkuar 4 drejtorë komunalë nga radhët e LDK-së në ekzekutivin lokal.

Burime brenda LDK-së kanë konfirmuar për KOHËN se nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtori i Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani janë liruar nga detyrat e deritanishme në qeverinë lokale.

“Nuk ka pas ndonjë arsye të veçantë, por mocioni ndaj qeverisë Kurti dhe presioni nga elektorati kanë qenë arsyet për shkëputjen e bashkëqeverisjes. Nuk ka pas arsye tjetër”, ka thënë ky burim brenda LDK-së./mediafokus.info