Sot 11 raste me Covid dhe dy të shëruar

Sot më 5 qershor janë testuar 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe kontaktet në terren dhe 11 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit (4 raste), komuna e Vushtrrisë (3 raste), nga komuna e Prishtinës (3 raste) dhe Fushë Kosova (një rast).

Sot më 05 qershor 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 876.

Nga data 08 shkurt deri më 05 qershor 2020 janë testuar 16.177 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitiv kanë rezultuar 1.158 raste, me 30 të vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /mediafokus.info