Ky person i futet notit deri në shtëpi, pasi rrugët i mbuloi uji (VIDEO)
Derisa vendi po përballet me situatën e vështirë të përmbytjeve, ku si pasojë janë ‘zhdukur’ edhe rrugët, dikush ka zgjedhur notin për të arritur deri te shtëpia. Zgjidhje tjetër nuk kishte në këto momente.
Në video shihet një i ri në Shkodër, i cili i ka hyrë not rrugës deri te shtëpia dhe nuk bëhet fjalë për det dhe as liqe, por për një zonë të mbuluar nga uji, shkaku i reshjeve.
“Shpresojmë që gjendja mos të përkeqësohet, sepse sa më humoristike duket situata me të tilla sekuenca, aq dramatike është për ata që mund të rrezikojnë jetën, nga përmbytja e shtëpive gjatë natës, apo dëmeve materiale dhe bagëtive e mbytura”, ka shkruar personi që ka bërë këtë video.

