Twiterr e përjashton përgjithmonë presidentin Trump

Presidentit Donald Trump i është shlyer përgjithmonë llogaria në Twitter, shkaku i rrezikut për nxitje të dhunës.

Ngjarjet që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  të martën, në Kongresin Amerikan në Capitol Hill, ku një turmë e mbështetësve të Trump hynë brenda ku me ç’rast vdiqën katër persona, ka bërë që disa rrjete sociale të reagojnë duke fshirë përkohësisht llogarinë e presidentit amerikan. shkruiajne mediat e huaja, percjelle express.

Të parët që e bënë këtë ishin Twitter të cilët e kishin suspenduar për një kohë llogarinë Trump, por pas tyre këtë e bëri edhe Facebook.

Tëitter sonte ka marrë edhe një vendim edhe më të vështirë.

“Pasi bëmë një rishikim të “tweetave” të fundit në llogarin e @realDonaldTrump dhe përmbajtën e tyre ne kemi fshirë përgjithmonë llogarinë e tij për shkak të nxitjes se rrezikut për dhunë tjetër”, shkruan në deklaratën e Twitter.

Të martën, Presidenti i SHBA-ve disa herë kishte bërë thirrje në rrjetet sociale për dhunë në Kongres, ditën kur edhe do të certifikohej fitorja e Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar.