Ky është tensiometri i mjekes së parë gjilanase e cila vdiq nga tifoja
Nuk mund ta merrni me mend se sa i vjetër është ky aparat për matjen e tensionit (tensiometër) dhe as kush e ka përdorur atë para rreth 80 vitesh, shkruan Mediafokus.info
‘Pronari’ i këtij aparti ka vdekur para 78 vitesh, duke i shëruar banorët e Grykës së Karadakut nga tifoja abdominale.
Dhe ku tjetër mund të ishte rujatur kjo pajisje mjekësore e asaj kohe deri në ditët e sotme, pos në muzeun e dr Shefqet Mehmet, që ishte më shumë se një arkiv i qytetit në Gjilan.
(Dr Shefqeti ndërroi jetë para disa muajve, por në muzeun e tij familjar ruhen gjësende me vlera historike).
“Aparati për matjen e tensionit i mjekes së parë gilanase dr. Anxha Todoroviq që vdiq me 1945 duke i sheruar banorët e Shurdhanit dhe Dunavit në Karadak nga tifoja abdominale”, – është shënimi i dr. Shevqet Mehmet pranë kësaj pajisje. /Mediafokus.info

