Axhoki i Gilanit

Një nga personazhet më karakteristike të kalldrëmës së Gjilanit, ka qenë Demush Pajaziti – Klaiqi, i njohur me nofkën Axhoki, shkruan gazeta online Mediafokus.info

“Me fol per Axhokin, duhet me livrit pi venit, mu shtrengu mir e mir e tek me ja nis me fol”, thotë Lulëzim Behxheti, autori i këtij porteti për Demush Pajazitin.

“Axhok, du me t’vet diqka qe kurr s’kom guxu ma heret. Allahile Axhok qysh guxove me emnu Driten n’kohen e post Rankoviqit. Shum e njerit ja ke tha pshtymen n’fyt o Axhok n’qat vakt. Se tybe, n’qat vakt, emnat publik shqip zor u kon mi ni, krejt rrugt, e lokalet e klubet e shoqatat me “viq’a” jon kon. E ke dijt ti kto.

Per ty edhe Driten krejt e dijn’ une s’kom shka foli per kto’ edhepse nime kanajhere mu dok’ke se edhe mu n’Zvezd e edhe Sedatin n’Drit na majshin veq hatri yt e i babes tem.

Axhok, e ke pas bre nji stil t’veqant t’sheherlis, je kon esnaf i kalldermes, zotni i Gilanit, i shkurt me trup amo zemren e madhe, elegant e pedant. Hala i maj n’men sheshirat e tu, shallat kashmir. Po ku i gjejshe se ato “Barsolini hat”, se qasi veq neper filmat e Hemphry Bogartit i kena pa. A n’kallderme veq do shajkaqa e do kapuqa t’milicis i kena pa n’at vakt. Amo per qeto t’kena dasht, e tybe tash bile hala ma shum t’dojna se henez tash po dijm mi vlersu kalldermgjijt e Gilanit, shka kan bo, guximin edhe atdhedashunin qe e keni pas.

Shydet u kon neper darsma me ju kqyr ty, baben tem, dajen Sabit (Jakupi), dajen Rexhep (Jakupi), dajen Sadullah (Demiri), dajen Hamdi, axhen Ali (Kajtazi) e shum t’tjer tu e vallzu “horen e Gillanit”. Se koxha e zort u kon, veq me surle tupan. Po get se n’at vakt dosllakija u kon ma e mir, ma e paqt e pa sherr, keni dijt me rujt njonitjetrin se tybe kohna t’vshtira jon kon.

Axhok, kanajhere po menona athu qysh ish kon me ju kthu kallderma kalldermgjijve, se tybe po m’doket se i ka hup lezeti i shehrit! Athu t’ishit kon ju, sevdalit e esnafat e Gilanit hala qetash, a ish kon Gilani ndryshe?

Axhok, ti knaqu me jaranat e tu atje n’bashqe t’Xhehnetit, se tybe ma mir e kini ju atje se na ktu.

Po t’persh’nes ty, edhe mos kujto se t’kena harru. Na kalldermgjijt, s’i harrojna ikonat e Gilanit ton’.

T’boft shpirti drit n’Parajs o Axhoki i kalldermes”./Mediafokus.info