Ndahet nga jeta mësuesja Fatmire Latifi-Boriçi
Në Preshevë ka ndërruar jeta mësuesja Fatmire Latifi Boriçi. Ngushëllime familjes dhe kolegëve u ka shprehur kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e Fatmire Latifi-Boriçi. Bujare dhe punëtore, qytetare shembullore, ajo ia kushtoi jetën arsimit dhe edukimit të gjeneratave të reja, duke dhënë mësim për më shumë se tri dekada në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi”.
Do ta kujtojmë me mall.
Ngushëllime të sinçerta familjes Latifi-Boriçi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerës.
Dritë pastë shpirti i saj fisnik!” – ka thënë Ardita Sinani.