Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

“Kushtetuta nuk është Bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin”. Kështu ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, citoj në mediat serbe, transmeton Mediafokus.info.

“Çështja kryesore ose parimi i gjithë këtij procesi është që në fund të fundit të mos ketë çështje të hapura ose të pazgjidhura. Kemi të bëjmë me çështje që nuk kanë qenë në negociata deri më tani dhe ato që kanë qenë, por nuk janë përmbushur”, citohet të ketë thënë Lajçak.

Po sipas mediave serbe, ai ka thënë se për të është e kuptueshme që këto janë çështje të vështira që provokojnë emocione, por se kryesore është që për gjithçka që u ra dakord të përmbushet./Mediafokus.info/