Lajçak për dinarin: Takimi i ardhshëm në Bruksel është mes Bislimit dhe Petkoviqit
Ka përfunduar takimi mes emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit, njëherit kryenegociatorit, Besnik Bislimi. Diplomati evropian ka konfirmuar se pjesë e diskutimeve, ka qenë edhe çështja e dinarit.
Fillimisht, ai para mediave tha se kanë folur edhe për marrëveshjen për normalizim. Megjithatë, u diskutua edhe për çështjen e dinarit, ku sipas rregullores së re të BQK-së, ndalohen pagesat me këtë valutë.
“Diskutuam edhe për çështjen e pagesave, dhe që është pjesë relevante e procesit të dialogut. Diskutuam edhe për pëtë çështje në takim, ashtu siç kemi biseduar në Bruksel, takim që ishte konstrutkiv, kemi pasur disa pyetje, ka pasur çështje që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, kjo është pjesë ë tkaimeve të rregullta që kam edhe me shefat e delegacioneve të dy vendeve.” – tha Lajçak.
Tutje, ai u shpreh se qytetarët nuk duhet të ndikohen nga ky vendim.
“Do të thosha kështu, duhet analizuar disa përgjigje në lidhje me këtë çështje, por lky është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që në fund, qytetarët, njerëzit të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë, pra bëhet fjalë për rregulloren e BQK-së për valutën.” – tha ai.
Lajçak përmendi që në takimin e kaluar Kosova dhe Serbia patën mundësitë kë të dërgojnë në takimin ku u fol rreth dinarit, megjithatë, u shpreh se takimet e ardhshme janë në nivel kryenegociatorësh.
“Lidhur me këtë takim, i kam lërë të hapur mundësitë për të dy palët që ta prezantojnë çështjen për të diskutuar, i kam lënë delegaiconet që të vijnë dhe të diskutojnë, për mua kjo nuk është problem. Kosova ka dërguar guvernatorin e BQK-së, Serbia kryenegociatorin e procesit. Ua kam lënë vet të vendosin kë ta dërgojnë në Bruksel për të diskutuar, por takimet e ardhshme janë në kuadër të nivelit të kryenegociatorëve dhe ky është hapi i radhës.” –deklaroi ai.
Në fund, emisari evropian tha se kanë diskutuar për një listë gjërash, ku kërkoi që të zbatohet marrëveshja. Sipas madje, tani pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i pikave të marrëveshjes.
“Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave të marrëveshjes, kemi shenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapat dhe ka një frikë në të dy palët se çfarë do tëbëjë unë, çfarë do të bëjë pala tjetër. Këto çështje, shumë thjesht mund të zgjidhen.” – tha ai.

