E trishtë: Vdes afaristi i njohur nga Gjilani, Basri Kqiku
Një lajm i kobshëm vjen edhe sot nga Gjilani.
Ka ndërruar jetë afaristi i njohur, Basri Kqiku, pronar i kompanisë ‘Bejta Comerce’.
Basriu ka qenë djali i biznesmenit e humanistit të madh, Bejtë Kqiku.
Lajmin e mortit e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ademi.
Njoftimi i plotë i Adem Kqikut:
Njoftim mortor: Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, shokët dhe të gjithë farefisin se sot u nda nga ne më i dashuri ynë, vëllau Basri Kqiku nga Gjilani.
Varrimi bëhet me drekë të datës 15.09.2022 ditën e enjte, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Nisja funeralit bëhet nga shtëpia e tij rr. ‘Ukshin Hoti’ nr 72.

