Zyrtare: Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të garojë për postin e kryeministrit me Avdullah Hotin. Këtë e ka konfirmuar Isa Mustafa.

Në një konferencë për media, Mustafa e ka lavdëruar Avdullah Hotin.

“Vlerësimet tona janë se Qeveria s’ka ra si pasojë e mospunës. Gjithë kjo ka ndodhë, jashtë fajit të Qeverisë. Z. Hoti ka punuar drejt, ka treguar drejt se edhe vetë edhe Qeveria zbaton ligje”, ka thënë Mustafa.

“Kjo na ka shty që edhe të jetë kandidat i yni për kryeministër”, ka shtuar Mustafa.