Lajm i madh: Ilir Behluli niset për shërim jashtë vendit
Në kohë rekord janë grumbulluar mjetet e nevojshme për shërimin e të riut nga Gjilani, Ilir Behluli, i cili sapo është nisur për shërim jashtë vendit.
Lajmin e madh e ka dhënë Elvis Naçi nga Fondacioni Firdeus, i cili e mori për sipër këtë aksion, pasi nisma kishte filluar në qytetin e tij në Gjilan, ku edhe portali ynë mediafokus.info kontribuoi me një shkrim për Ilirin.
Postimi i Elvis Naçit:
Pervec lajmit te madh se ne nje kohe rekord shqiptaret mblodhen shumen e kerkuar per Ilirin, ndajme lajmin tjeter se ne kohe rekord Iliri eshte nisur per kurim jasht shtetit.
Amaneti shqiptareve per vllain tone u kry.
Do kisha dashur nga gjithsecili ne kete muaj te madh, te luteni per Ilirin.
Zoti e paste nen kujdesin e Tij. Amin 🤲!, ka shkruar Naçi.


