Suliqi: I kemi paralajmëruar qytetarët për pastrimin e gypave, gjendja me ujin e pijshëm është normalizuar

Qytetarët e lagjeve të Gjilanit, Idriz Seferi, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve dhe Livoçit të Ulët, për disa minuta, gjatë ditës së shtunë, janë përballuar me ndryshim të ngjyrës së ujit të pijshëm në rubinetat e tyre.

Drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, ka thënë për Mediafokus.info se gjatë ditës së djeshme i kanë paralajmëruar qytetarët për këtë, pasi sipas tij, është rregullore që duhet të praktikohet disa herë në vit për pastrimin e gypave me kaliumpermanganat.

“Ne i kemi njoftuar qytetarët e këtyre pjesëve të qytetit për pastrimin e gypave me kaliumpermandganat. Pastrimi bëhet sipass rregullores që buron nga Ligji për Ujërat. Gjendja pas disa minuave është normalizuar dhe nuk ka vend për kurrëfar shqetësimi”, ka thënë Suliqi për Mediafokus.info.

Ky është njoftimi zyrtar i KRU Hidromorava, i ditës së premte:

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. GJILAN

NJOFTIM

15.05.2020

Të nderuar konsumatorë!

Ju njoftojmë se me datë 16 maj 2020, për shkak të punëve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej FPU Velekincë deri në Gjilan dhe rezervarit në Velekincë, nga ora 08:00 deri 15:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për lagjet:

Idriz Seferi, Livoç i ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, dhe një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve.

Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubinetat tuaja do të jetë me ngjyrë. Kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë pa ngjyrë si rezultat i derdhjes së sasisë që ka mbetur në gypa gjatë pastrimit.

Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni

Tel:044983071, fix:0280326980,

Kujdestaria inaktive :044719813.

Ju faleminderit!

 Ndërkohë, për këtë ka reaguar shefi i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal nga radhët e PDK’së, Riza Abdyli./Mediafokus.info/