Lajm i trishtë: Koronavirusi i mori jetën edhe një 10-vjeçari
Se koronavirusi nuk zgjedhë moshë dëshmon edhe rasti i një 10-vjeçari, i cili nuk arriti ta fitojë betejën me virusin COVID-19.
Burimet të Panorama.al konfirmuan se vogëlushi 10-vjeçar nga Elbasani ishte infektuar me koronavirus dhe ishte dërguar nga familja në Greqi, ku po kurohej.
I mituri, siç mësohet, kishte edhe sëmundje tjera që ia kanë komplikuar gjendjen shëndetësore. Vogëlushi me inicialet J.J. ka humbur jetën në një spital në Athinë.
Ky është rasti i dytë në Shqipëri që COVID-19 i merr jetën fëmijëve të mitur. Pak kohë më parë, në Pediatrinë e kryeqytetit humbi jetën një foshnje 16-muajshe, për shkak të koronavirusit.

