Lajm shpresëdhënës nga Spitali i Gjilanit, asnjë pacient nuk është në gjendje të rëndë
Më në fund një lajm shpresëdhënës vije nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, shkruan Mediafokus.info.
Asnjë pacientë me COVID-19 që po trajtohet nëpër reparte aty, nuk është në gjendje të rëndë.
Drejtori klink i këtij spitali, anesteziologu dr. Ukshin Ismaili, ka thënë për Mediafokus.info, se sot është gjendje më e qetë në menaxhim dhe trajtim të pacientëve.
“Po gëzohem që po e jap një lajm të mirë, pas një serie të informatave mortore. Gjendjen sot e kemi më të qetë në menaxhim dhe trajtim të pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar për COVID-19.
Aktualisht, në Repartin e Infektivës janë pranuar 3 pacientë, të hospitalizuar janë 62 pacientë, të konfirmuar pozitivë janë 37 dhe prej tyre 25 po trajtohen me oksigjenoterapi. Ndërkohë, në SAP janë tre pacientë dhe një pacient është i intubuar.
“Lutem që të jetë një natë e qetë dhe sa më parë t’i kthehemi normalitetit”, ka thënë Ismajli.
Ndryshe, prej fillimit të pandemisë, me COVID-19 janë prekur 576 qytetarë të Gjilanit, janë shëruar 372 dhe fatkeqësisht betejën me COVID e kanë humbur 21 pacientë./Mediafokus.info/

