Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Studiuesit e Afrikës së Jugut, pasi ekzaminuan se si sistemi imunitar i trupit i përgjigjet variantit Omicron, kanë identifikuar se qelizat T te njerëzit që kanë bërë vaksinën Pfizer vazhdojnë të jenë të fuqishme në mbrojtjen potenciale kundër sëmundjeve të rënda, pavarësisht aftësisë së Omicron për t’iu shmangur mbrojtjeve të tjera.

Hulumtimi rrit shpresat se përgjigje të ngjashme mund të jenë të pranishme te vaksinat e tjera dhe brenda individëve të pavaksinuar që janë infektuar me koronavirus.

Qelizat T janë një lloj i qelizave të bardha të gjakut që përcaktojnë përgjigjen imune ndaj trupave të huaja në trup. Të dhënat janë rezultat i disa prej testeve më të hershme laboratorike për të ekzaminuar se sa efektive është përgjigjja e qelizave T kundër Omicron dhe sugjeron që te njerëzit që kanë bërë dy doza të Pfizer, përgjigja e qelizave T mbeti 70%-80% efektive.

Rusia vendos kërkesa të ashpra për paktin e sigurisë me NATO-n

Rusia publikoi disa kërkesa përmes së cilave kërkohet që NATO të mohojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike dhe të anulojë vendosjet ushtarake të aleancës në Europën Qendrore dhe Lindore – ultimatume të guximshme të cilat me siguri do të refuzohen nga SHBA dhe aleatët e saj.

Kërkesa për një garanci me shkrim se Ukrainës nuk do t’i ofrohet anëtarësimi tashmë është refuzuar nga Perëndimi.

Publikimi i kërkesave – të përfshira në një traktat sigurie Rusi-SHBA dhe një marrëveshje sigurie midis Moskës dhe NATO-s – vjen në mes të tensioneve në rritje për shkak të një grumbullimi trupash ruse pranë Ukrainës që ka ngritur frikën e një pushtimi. Moska ka mohuar se ka plane për të sulmuar fqinjin e saj, por kërkon garanci ligjore që parandalojnë zgjerimin e NATO-s dhe vendosjen e armëve atje.

Partia Angela Merkel zgjedh konservatorin Friedrich Merz si lider

Anëtarët e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) të qendrës së djathtë të Gjermanisë kanë zgjedhur konservatorin Friedrich Merz si lider të partisë.

Konservatori Merz është shumë i ndryshëm nga ish-kancelarja Angela Merkel, e cila e pozicionoi partinë në qendër.

NFT “Bored Ape” me vlerë 284,495 dollarë shitet aksidentalisht për vetëm 2,844 dollarë

Një tregtar i hutuar shiti aksidentalisht një NFT për një të qindtën e çmimit të tij të tregut. NFT-të janë fenomeni më i fundit i kriptomonedhës. Me fjalë të thjeshta, NFT-të transformojnë veprat dixhitale të artit dhe koleksione të tjera në asete unike, të verifikueshme që janë të lehta për t’u tregtuar në blockchain.

Max, i cili përdor emrin maxnaut, tha se gabimi ndodhi pasi nuk u përqendrua dhe renditi aksidentalisht NFT për 0,75 eth (2,844 dollarë) në vend të 75 eth (284,495 dollarë).

Ai tha se NFT u ble menjëherë nga një llogari e automatizuar, e cila më vonë e rishiti për 59,99 eth (227,558 dollarë).