Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Një numër në rritje provash tregojnë se varianti Omicron ka më shumë gjasa të infektojë fytin sesa mushkëritë, gjë që shkencëtarët besojnë se mund të shpjegojë pse duket të jetë më infektues, por më pak vdekjeprurës se versionet e tjera të virusit.
Gjashtë studime – katër të publikuara që nga Krishtlindja – kanë zbuluar se Omicron nuk i dëmton mushkëritë e njerëzve aq shumë sa Delta dhe variantet e tjera të mëparshme të Covid. Studimet ende nuk janë rishikuar nga shkencëtarë të tjerë.
“Djemtë dhe vajzat kanë liri të barabartë”: Kerala mbështet uniformat neutrale gjinore

Është koha e pushimit në shkollën fillore Valayanchirangara dhe nxënësit vrapojnë lirshëm nën pemët e mangos dhe palmat. Vajzat garojnë kundër djemve, duke ngritur pantallonat e shkurtra deri tek gjuri, me ngjyrë të gjelbër për vajzat dhe ngjyrë blu të kaltër për djemtë.
Kanë kaluar tre vjet që kur kjo shkollë fillore e vogël qeveritare prezantoi uniforma neutrale gjinore për nxënësit e saj dhe duke e bërë këtë vuri në lëvizje një revolucion të qetë që tani po përfshin vendin jugor Indian, Kerala.
Franca merr presidencën e Bashkimit Europian

Franca mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Europian të shtunën. Ajo e mori detyrën nga Sllovenia, e cila kishte mbajtur presidencën e Këshillit të BE-së që nga 1 korriku dhe do të zëvendësohet në gjysmën e dytë të vitit nga Republika Çeke. Si simbol i detyrës së re, Kulla Eifel dhe Pallati Elysée u ndriçuan në të njëjtën kohë me ngjyrën blu, ngjyrën e Europës.
Gjermania mbyll tre nga gjashtë termocentralet bërthamore

Heqja e prodhimit bërthamor të Gjermanisë ka hyrë sot në fazën e parafundit, pasi vendi mbyll gjysmën e gjashtë centraleve të tij bërthamore që ende funksionojnë, duke shënuar fillimin e një plani 11-vjeçar, transmeton anabel.
Deri në fund të vitit 2022, Gjermania do të ketë arritur qëllimin e saj për të hequr plotësisht energjinë bërthamore, të vendosur nga ish-kancelarja Angela Merkel më 30 maj 2011, pas katastrofës së Fukushimës.

