Lajmi i fundit: 60-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga spitali

Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë të dhimbshme. Ai ka zgjedhur të hedhet nga spitali dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm.

“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ky person ishte me Covid, por është rasti i pestë që pacientët me koronaviorus i japin fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.