LAJMI I FUNDIT: Dështon për herë të dytë zgjedhja e Presidentit

Dështon për herë të dytë zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës, raporton gazeta online mediafokus.info.

Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, 1 më pak se numri minimal i kërkuar.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar disa minuta konsultime.

“Nuk është konsumuar raundi i parë. Kërkoj pauzë gjysmë ore”, tha ai./mediafokus.info/