Profesori universitar tregon edhe sa ditë ka kohë për t’u zgjedhur Presidenti

Profesori universitar, Flamur Hyseni, tregon edhe sa ditë ka kohë për t’u zgjedhur Presidenti, raporton Mediafokus.info.

Hyseni, nëpërmjet një postimi në Facebook, duke iu referuar nenit 82 të Kushtetutës, ka thënë se janë edhe 60 ditë kohë për ta provuar zgjedhjen e presidentit.

“Tash, me qene se ka fillu procedura e zgjedhjes se presidentit, atehere, perveq me nenin 86, kuvendi ka pune direkt edhe me nenin 82, parag.3, i kushtetutes. Pra, i kemi fitu edhe 60 dite kohe per me provu me zgjedhe presidentin. Nese brenda kesaj kohe nuk zgjedhet presidenti shperndahet kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e parakohshme”, ka shkruar ai./Mediafokus.info/