LAJMI I FUNDIT: FFK-ja nuk i pranon kushtet e Spanjës

Spanja ka pranuar që të luajë me Kosovën, por Kosova nuk do të trajtohet si shtet i pavarur dhe sovran.

Spanja nuk do t’i referohet Kosovës si shtet sovran, ndërsa flamuri i Kosovës nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll.

Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje, Express ka kontaktuar me drejtorin sportiv në Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahitin.

“Nuk pranojmë në asnjë formë që të mos respektohen simbolet e shtetit. Kontakti me UEFA-n është i përditshëm. Nuk mirren vendimet krye në veti” – ka thënë Sahiti.